Edion Ademi, maturant në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan i cili ditë më parë doli i pari në Olimpiadën e Kimisë në nivel vendi edhe zyrtarisht ka marrë çmimin në ceremoninë e më të mirëve që është organizuar në Prishtinë.
Ai kishte arritur një sukses të jashtëzakonshëm, kur në një konkurrencë të madhe është renditur i pari në Olimpiadën e Kimisë në Kosovë.
Krejt këtë ai e kishte arritur falë punës së madhe dhe dashurisë që ka për shkencën, kurse gjithsesi ky sukses është edhe falë punës së mësimdhënësve të tij.

Në këtë ceremoni, i pranishëm ishte edhe mësimdhënësi kimisë në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmet”, profesori Ilir Kastrati, i cili gjithnjë ka nxjerrë nxënës kampionë, kurse ky sukses i Edionit ka ngritur edhe më lart emrin e shkollës së tij, e cila mbanë emrin e kimistit të njohur kosovar, prof. dr. Xhavit Ahmeti.