Nxënësi Edion Ademi, i pari në Olimpiadën e Kimisë në Kosovë

- Advertisement5 -

Edion Ademi, nxënës i dalluar në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti”, në Gjilan në prag të përfundimit të maturës, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur i pari në Olimpiadën e Kimisë në Kosovë, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky rezultat nuk është vetëm një dëshmi e talentit të tij, por edhe falë punës së palodhur, disiplinës dhe dashurisë së madhe për këtë fushë shkencore.

- Advertisement - M1

Tashti, kur maturantët janë në përfundim të shkollimit të mesëm, Edioni vetit i ka vënë një detyrë tjetër, të bëhet student në Fakultetin e Mjeksisë dhe ai është duke punuar me të madhe në këtë drejtim.

edion

Për Edionin, fjalë miradije thotë edhe mësimdhënësi i tij, Ilir Kastrati, që shprehet se ai është ndër nxënësit më të mirë në kimi, andaj ky sukses nuk është i rastësishëm.

- Advertisement - m2

687528220 1589390859566401 3182186518578688237 n