Nxënësi Driand Goxhuli nga Skenderaj kualifikohet në garën ndërkombëtare të Matematikës



nder titull

- Advertisement5 -

Drejtori i Arsimit në Skenderaj, Kastriot Duraku, ka përgëzuar nxënësin Driand Goxhuli për suksesin e arritur në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”, duke e cilësuar atë si një krenari për komunën.

- paragrafi 1 -

Drejtori Duraku ka thënë së Driandi u rendit i dyti në Nivelin I dhe u pozicionua në mesin e nxënësve më të mirë në nivel vendi, mes rreth 2 mijë pjesëmarrësve.

- Advertisement - M1

Falë këtij rezultati, ai do të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtar.

drr

Postimi i tij:

- Advertisement - m2

Një sukses i jashtëzakonshëm që na mbush me krenari! 🏆

​Përgëzojmë nga zemra nxënësin Driand Goxhuli për arritjen e shkëlqyer në Garën Ndërkombëtare të Matematikës “Kangaroo”.
Driandi u rendit i dyti në Nivelin I dhe në mesin e nxënësve më të mirë në nivel vendi, nga rreth 2,000 pjesëmarrës dhe tashmë do të na përfaqësoj në garat ndërkombëtare.

Mirënjohje e veçantë për mësuesen, Leonora Seferi- Fazliu dhe shkollën fillore ‘Shaban Jashari” në Skënderaj, për angazhimin dhe mbështetjen e tyre.

​Driand, ti je krenari për komunën tonë dhe frymëzim për të gjithë, suksese dhe shumë fitore të tjera në rrugëtimin tënd drejt dijes!

​Urime! 👏📚

Shqip | English