Nxënësi Dren Halimi përfundon dy vite shkollore në një vit dhe kualifikohet për garat republikane në Beograd

- Advertisement5 -

Nxënësi nga Medvegja, Dren Halimi, ka arritur një sukses të rëndësishëm në garën rajonale të gjuhës angleze, e cila u mbajt në Leskovc, duke siguruar kualifikimin për në garat republikane që do të zhvillohen në Beograd.

- paragrafi 1 -

Dreni, nxënës i klasës IV3 në shkollën e mesme në Medvegjë, është dalluar me njohuri dhe përgatitje të shkëlqyer, duke u renditur ndër më të mirët në këtë garë.

- Advertisement - M1

Ajo që e bën edhe më të veçantë këtë arritje është fakti se, për shkak të suksesit të tij të jashtëzakonshëm në mësime dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi, Dreni është duke përfunduar dy vite shkollore brenda një viti kalendarik.

Ky rezultat përbën një arritje të madhe jo vetëm për Drenin dhe familjen e tij, por edhe për shkollën dhe gjithë komunitetin shqiptar në Medvegjë.

Suksesi i tij është dëshmi e përkushtimit, disiplinës dhe punës së vazhdueshme në arsim, duke shërbyer si një shembull frymëzimi për nxënësit e tjerë.

- Advertisement - m2

Drenit i urojmë suksese të mëtejshme në garat republikane!/ Marrë nga Medvegja.net/