Nxënësi Dior Rexhaj nga Istogu shpallet kampion i Kosovës në hedhjen e shtizës



nder titull

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Haxhi Zeka”, në Istog ka njoftuar se nxënësi Dior Rexhaj në Kampionatin Individual të Kosovës për Juniorë, të mbajtur më 13–14 qershor 2026, u shpall Kampion i Kosovës në hedhjen e shtizës dhe Nënkampion i Kosovës në hedhjen e diskut, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement - M1

Storie Suksesi

Me krenari ndajmë suksesin e nxënësit tonë, Dior Rexhaj, i cili po shquhet jo vetëm në mësime, por edhe në sport.

Atleti i Klubit Atletik Burimi, Dior Rexhaj, në Kampionatin Individual të Kosovës për Juniorë, të mbajtur më 13–14 qershor 2026, u shpall Kampion i Kosovës në hedhjen e shtizës dhe Nënkampion i Kosovës në hedhjen e diskut.

- Advertisement - m2

Krenari e veçantë për shkollën tonë është fakti se Diori është nxënës i Gjimnazit “Haxhi Zeka”, duke dëshmuar se përkushtimi, puna dhe vullneti mund të sjellin rezultate të shkëlqyera si në arsim ashtu edhe në sport.

I urojmë Diorit suksese të mëtejshme dhe arritje edhe më të mëdha në të ardhmen!

728984644 2150652252145496 3485571400358146442 n

Shqip | English