Nxënësi Dion Tola nga Prizreni zë vendin e tretë në garën republikane të fizikës

- Advertisement5 -

Dion Tola, nxënës i klasës së IX-2 të shkollës “Hysen Rexhepi” në Prizren, ka zënë vendin e tretë në garat republikane të fizikës për vitin 2024, ka njoftuar në facebook, drejtoresha e shkollës, Lumnije Rakaj.

- paragrafi 1 -

“Sot, Dion Tola, nxënës i kl.IX-2, na i mbushi zemrat plot me rezultatin e arritur në garat e XXV shtetërore të fizikës 2024, duke u renditur në vendin e III-të. Një moment vërtet i veçantë t’i dhuroja lëvdatën e merituar të shkollës Dionit, i cili në garat komunale u rendit i pari e në ato shtretërore i treti”.

- Advertisement - M1

“Krenare për nxënësit tanë që vazhdojnë të shkëlqejnë çdo ditë. Mirënjohje e falenderime edhe për mësimdhënësen e fizikës Zana Saramati dhe kujdestaren e klasës, Besa Gjaha për mbështetjen dhe përkushtimin ndaj Dionit.”, ka shkruar drejtoresha, Rakaj