Nxënësi Besnik Haziri i bashkohet shkollës elitare të shkencës NYSS

- Advertisement -

Nxënësi Besnik Haziri i është bashkuar shkollës elitare të shkencës – New York School of Science in Kosova, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimin e ka dhënë shkolla përmes një njoftimi në Faceobok.

- Advertisement -

Njoftimi i plotë:

Nxënësi Besnik Haziri i bashkohet shkollës elitare të shkencës – New York School of Science in Kosova!

Besniku ka qenë fitues disa herë i garave komunale dhe republikane të matematikës. Së fundmi, ai ka përfaqësuar Republikën e Kosovës në olimpiadën më prestigjioze në botë në fushën e arsimit parauniversitar – Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO) 2025.

- Advertisement -

Në New York School of Science in Kosova, Besniku do të vazhdojë klasën e 12-të, duke iu bashkuar nxënësve të tjerë më të talentuar e me më potenciale intelektuale në vend.

Shkolla New York School of Science in Kosova i ka dyert e hapura për të gjithë nxënësit e talentuar dhe mbetet vendi i vetëm ku të rinjtë që synojnë majat e suksesit mund të zhvillohen dhe përparojnë në mënyrë të jashtëzakonshme.

Mirë se erdhe, Besnik!