E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësi autik ngel në klasë, nuk do ta besoni si e motivon mësuesja

- Advertisement1-

Letra e shkruar nga mësuesja e djalit të saj ka prekur dhe ka bërë një nënë që të shpërthejë në lot.


Ben Twist është një djalosh 11-vjeç, i cili u diagnostikua me autizëm kur ishte 5-vjeç. Ai nuk kishte arritur të kalonte në provimet që kishte dhënë në shkollë, ndërsa mësuesja i ka dërguar një letër motivuese dhe shumë prekëse.

- Advertisement -

Ja çfarë i ka shkruar mësuesja në letër:

I dashur Ben,

Po të shkruaj për të përgëzuar për sjelljen dhe suksesin në përfundimin e nivelit kyç të provimeve SAT. Gil, Lynn, Angela, Steph, dhe Anne kanë punuar aq mirë me ty këtë vit dhe ti ke bërë një progres befasues. I kam shkruar prindërve të tu dhe ty për t’ju treguar rezultatet e provimeve.

Një pjesë shumë e rëndësishme e informacionit që dua që ti të kuptosh është se këto provime matin vetëm pak nga ty dhe aftësitë e tua. Ato janë shumë të rëndësishme dhe ti ke arritur shumë, por Ben Twist ka aq shumë talente sa që ne te Lansbury Bridge i shohim dhe i matim në një mënyrë tjetër.

Këto talente përfshijnë:

Talentet e tua artistike

- Advertisement -rrrrrrr

Aftësinë tënde për të punuar në skuadër

Pavarësinë tënde që rritet

Mirësjelljen tënde

Aftësinë për të shprehur opinionin tënd

Aftësitë e tua në sport

Aftësinë tënde për të bërë miq

Aftësinë tënde për të diskutuar dhe vlerësuar progresin tënd

Talentet e tua në dizenjim dhe krijim

Aftësitë e tua në muzikë

Ne jemi shumë të kënaqur që të gjithë këto talente dhe aftësi të ndryshme të bëjnë ty ky person i veçantë që je sot dhe këto janë pikërisht ato gjëra që ne i masim për tu siguruar se ti je gjithmonë duke bërë progres e vazhdon të bëhesh një djalë i ri i dashur e i zgjuar.

Të lumtë Ben, ne jemi shumë krenarë për ty. Urimet më të mira Znj.Clarkson.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...