E diel, 23 Shkurt, 2025

Nxënësi australian i shpenzon në shkollë 27 mijë dollarët që prindërit i kishin kursyer për studimet e tij

- Advertisement1-

Një nxënës i klasës së 7-të në Australi rrëmbeu 27,000 dollarë nga kasaforta e prindërve të tij dhe i shpenzoi mijëra prej tyre në shkollë, duke u blerë shokëve dhurata luksoze.

Adoleshenti i mori paratë nga fondin i tij për studime universitare, raporton Daily Mail të premten.

- Advertisement -

Prindërit morën një letër nga Epping Boys’ School, në veriperëndim të Sidneit, pasi djali nxori shokët e klasës në pazare ekstravagante, që përfshinin blerje kompjuterësh dhe kupona lojërash.

Më pas thuhet se pjesën tjetër të parave ua dha bashkëmoshatarëve dhe duke u dorëzuar atyre pako me nga 500 dollarë.

Incidenti u zbulua shpejt nga mësuesit, të cilët thirrën policinë në kampusin në rrugën Vimiera për të hetuar rastin.

Një nxënës tjetër, i cili dëshironte të mbetej anonim, ka thënë për Daily Mail se prindërit e djalit i kishin mbledhur 30,000 dollarë për studimet e tij të ardhshme.

Nga kjo shumë, ai dëgjoi se djali shpenzoi rreth 14,000 dollarë për blerjet për lojën online Fortnite – e cila i lejon përdoruesit të blejnë monedhën e vet, V-Bucks të cilat shfrytëzohen për blerjet në lojë.

13,000 dollarët e mbetur u shpenzuan për dhurata bujare dhe dhurata monetare, me një numër studentësh që u larguan me disa qindra dollarë nëpër duar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...