Shkolla “Ramadan Morina” në Damanek ka bërë të ditur me krenari sukseset e nxënësit të saj, Artan Rrahmanaj, i cili është dalluar me rezultate të shkëlqyera në gara të ndryshme akademike.
Ai ka arritur vendin e parë në nivel komunal dhe të pestin në nivel vendi në Olimpiadën e Matematikës, si dhe vendin e parë në garat “Eureka” për klasat e nënta.
Gjithashtu, Rrahmanaj është renditur i dyti në nivel rajonal në garat e gjuhës angleze dhe në pesëshen më të mirë në nivel komunal në Olimpiadën e Gjuhës Shqipe.
Nga shkolla është vlerësuar se këto rezultate janë dëshmi e përkushtimit dhe talentit të tij, duke i uruar suksese të mëtejme në rrugëtimin akademik.
