E premte, 20 Shtator, 2024

Nxënësi Art Gjuli, fitues i çmimit të parë në garat e matematikës Kangaroo dhe i shumë çmimeve të tjera

- Advertisement1-

Unë jam Art Gjuli. Fëmija i thjeshtë me ëndërra komplekse.

Që i vogël, përshtypjet e mia për botën qenë te ndryshme nga bashkëmoshatarët e mi.

- Advertisement -

Gjithmonë isha kurioz për gjërat që më rrethonin. Shpesh mendoj mos nëna ime të ishte lodhur nga pyetjet e mia të pafundme në çdo moment.

Gjërat që mësova nga ajo më mbushën boshllëqet e para të krijuara në mendjen time. Kur vinte fjala për bisedat e të rriturve në familje, unë gjithmonë përfshihesha duke pasur dëshirë të dhuroja mendimet e mia, ani pse nuk isha i sigurt për to.

Megjithatë, prindërit e mi dukej se më kuptonin fare mirë dhe nuk kishin fare problem me atë. Gjithmonë ju ndihem falenderues prindërve të mi që më ofruan rrugën që kisha dëshirë të ndiqja.

S’kaloi shumë kohë dhe këtë e kuptoi edhe mësuesi im i parë, z. Tafë Krasniqi. Mbaj mend si sot bisedën që ai bënte me kolegët e tij, prindërit e tjerë dhe komunitetin, duke iu thënë që një ditë Kosova do të dëgjojë emrin Art Gjuli.

Atëherë nuk e kuptoja çdo të thoshte kjo, por pasi më sqaruan prindërit ndihesha pa ki turpshëm nga njerëzit, pasi që ata më mendonin për mua ndryshe nga të tjerët. Gjatë zhvillimit tim kuptova që ajo gjë nuk duhej të më turpëronte, por të më bente krenar për prindërit, mësuesin dhe familjen time.

Sapo kalova klasën e 5, fati deshi që mësimdhënëse imja e matematikës të ishte njëkohësisht edhe nëna ime, prof. Ajete Gjuli. Fati deshi që intelegjenca ime të kapërcente kufijtë e gjeneve, dhe të kalonte si mësim prej mësuesit tek nxënësi, duke shfaqur një dëshirë të dyfishtë për lëndën e matematikës.

- Advertisement -rrrrrrr

Bashkë me dashurinë për matematikën tek unë u ngjallë edhe shpirti luftarak, i cili synonte të ballafaqohej me detyra sfiduese, siç janë garat. Prandaj ju luta nënës sime që të më inkuadronte në Gara të ndryshme të Matematikës në nivel republikan.

Ishte klasa 8, përkatësisht viti 2018, kur unë për herë të parë mora pjesë në një garë të matematikës. Ishte kjo Gara Kangaroo (Math Kangaroo Contest – Kosovo) ku unë mora vendin e parë në nivel Republikan për kategorinë 4 (klasët 7 dhe 8). Pasi që ishte gara e parë, unë u ndiva shumë i lumtur për arritjen time, njëjtë edhe familja ime. Po në këtë vit garova edhe në Garat e Kimisë të zhvilluara nga Kolegji Mehmet Akif, ku rezultova me vendin e 6-të në nivel Kombëtar dhe fitova bursë shkollimi. Duke pasur parasysh këto suksese, unë refuzova bursën dhe vendosa që shkollimin të vazhdoj në vendlindje, Junik, që t’i sjell Junikut suksese të mëtutjeshme. Po atë vit mora pjesë në Olimpiadën Iraniane të Gjeometrisë IGO 2018 ku mora Mirënjohje Nderi.

Kështu, në klasën e 9 (në vitin 2019), mora pjesë në Olimpiadën Matematikë te Kosovës 2019, ku zura vendin e dytë për klasët e 9-ta, në Garat Nacionale të Diturisë për lëndën e Matematikës zura Vendin e Parë për klasët 9. Poashtu, mora pjesë në Garën për Ese Kreative WriteOn (në gjuhën angleze) të zhvilluar nga Peace Corps, ku zuri vendin e parë.

Viti pasues ishte edhe më i frytshëm. Në klasën 10 fillova me IGO 2019 ku fitova Mirënjohjë Nderi. Falë kësaj MASHTI më dekoroi më Mirënjohje për suksesin e treguar në IGO 2019. Mandej mora pjesë në Kupën Evropiane të Matematikës EMC 2019, ku fitova Çmim të Tretë. Më vonë mora pjesë në OMK 2020 ku fitova Vendin e Parë për klasët 10, dhe pastaj në garën Kangaroo dola i dyti në Katëgorinë V (klasët 9 dhe 10).

Gjatë klasës së 12, pra gjatë vitit që lamë pas, unë arriva kulmin e sukeseve të mia. Së pari në OMK 2022 dola në vendin e katërt për klasët e 12. Mirëpo në Garën Kangaroo 2022 fitova edhe një herë të fundit Vendin e Parë, për Kategorinë VI (klasët 11 dhe 12). Përfundimisht, pas testimeve nga Instituti Atomi u shpall Atomist, pra person me intelegjencë të jashtëzakonshme. Qershi mbi torte ishte mirënjohja që m’u nda nga MASHTI për suksesin e treguar në Garën Kangaroo 2022.

Gjatë tërë këtyre viteve, dashuria për prindin tim u shndërrua në dashuri për profesionin e matematikës. Këtë ëndërr unë po e ndjek sot, duke studiuar matematikën në Universitetin e Prishtinës.

Klasa 8

• Gara Kangaroo 2018 – Vendi i Parë, Kategoria IV (klasët 7 dhe 8)

• Garat e Kimisë 2018 – Vendi i Gjashtë (bursë shkollimi)

• IGO 2018 – Mirënjohje Nderi

Klasa 9

• OMK 2019 – Vendi i Dytë, Klasa 9

• Garat Nacionale për Dituri – Lënda Matematikë – Vendi i Parë

• Gara për ese kreative “WriteOn” – Vendi i Parë (organizuar nga PeaceCorps)

Klasa 10

• OMK 2020 – Vendi i Parë, Klasa 10

• EMC 2019 – Çmimi i Tretë

• IGO 2020 – Mirënjohje nderi

• Gara Kangaroo 2020 – Vendi i Dytë, Kategoria V (klasët 9 dhe 10)

• Mirënjohje nga MASHT-i për suksesin e treguar në IGO 2022

Klasa 12

• OMK 2022 – Vendi i Katërt, Klasa 12

• Gara Kangaroo 2022 – Vendi i Parë, Kategoria 6 (klasët 11 dhe 12)

• Shpallur Atomist (person me intelegjencë të jashtëzakonshme) nga Instituti Atomi

• Mirënjohje nga MASHTI për suksesin e treguar në Garën Kangaroo 2022

Art Gjuli, 10 janar 2023

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes njëri ndër mësimdhënësit e parë në Drenicë, Istref Haxhiu

Ka vdekur, veterani i arsimit, Istref Haxhiu nga fshati Poklek i Vjetër i Drenasit. Istref...

Shukrane Shaqiri Çollaku emërohet zv.drejtoreshë në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Mësuesja Shukrane Shaqiri Çollaku është emëruar Ushtrues Detyre në pozitën e Zëvendësdrejtorit, në shkollën...

Nga Blerim SHERIFI: Vetëm si komb i arsimuar do të triumfojmë mbi të tjerët me armën më të sofistikuar – DIJEN

"Mësimdhënia është një kontratë ndërmjet nxënësit dhe mësuesit të tij. Kjo tregon se mësuesi...

Gjest i mirë: Mërgimtari dhuron 22 pisha dhe 11 drunjë dekorativ për shkollën “Dëshmorët e Qyqavicës” në Qirez të Skenderajt

Mërgimtarët vazhdojnë të kontribuojnë për vendlindjen e tyre. Së fundmi mërgimtarin Elmi Osmani, nga fshati...