E hënë, 24 Shkurt, 2025

Nxënësi, Ariton Dragaj, nga Runiku i Skenderajt, pjesëmarrës në Olimpiadën e Katërt Matematike Kosovë-Shqipëri

- Advertisement1-

Nxënësi, Ariton Dragaj, nga shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shotë Galica” në Runik, pjesëmarrës në Olimpiadën e Katërt Matematike Kosovë-Shqipëri.

Olimpiada e Katërt Matematike Kosovë-Shqipëri për klasët VII-IX po mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, prej datës 18.07.2023 deri më 20.07.2023, në hapësirat e shkollës jopublike “ACT – Albanian College of Tirana”.

- Advertisement -

Olimpiada Matematike Kosovë-Shqipëri (ang. Kosovo and Albania Mathematical Olympiad – KAMO) është një olimpiadë e përbashkët e dy shteteve shqiptare: Kosovës dhe Shqipërisë, e cila ka për qëllim mbështetjen e talentëve të rinj shqiptarë që kanë prirje për matematikë.

Pjesëmarrës në këtë olimpiadë është edhe nxënësi i klasës së nëntë nga shkolla fillore dhe e mesme e ulët “Shotë Galica” në Runik, Ariton Dragaj, i cili zuri vendin e katërt në Olimpiadën Matematike të Kosovës 2023 në nivel shteti dhe vendin e parë në nivel komunal.

Kjo olimpiadë do të jetë tradicionale dhe do të organizohet për çdo vit.

Nxënësit, Ariton Dragaj, i dëshirojmë suksese në këtë olimpiadë dhe shpresojmë të na kthehet me rezultate të mira edhe në këtë garë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...

Xhevrije Sejdiu, zgjedhet mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në Prishtinë

Xhevrije Sejdiu, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në Gjimnazin e Specializuar Matematikor në...