Nxënësi Arion Kuqani nga Prizreni boton librin e tij të parë me titull “Zëri qëthyen heshtjen”

- Advertisement -
Nxënësi Arion Kuqani i shkollës “Mustafa Bakiu” nga Prizreni ka botuar librin e tij të parë me titull “Zëri qëthyen heshtjen”, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Nxënësi i shkëlqyeshëm i shkollës sonë, Arion Kuqani, sapo ka botuar librin e tij të parë me titull “Zëri që thyen heshtjen”
Ky libër është një thirrje për të dëgjuar ata që shpesh heshtin, për të parë ata që fshihen në vetmi, për të reflektuar mbi heshtjen kolektive që shpesh i mbulon padrejtësia. Libri po ashtu rrëfen përvojën e thellë të një djali që përballet me bullizmin, me indiferencën dhe me mungesën e një dore të zgjatur në kohë. Por, mbi të gjitha, ai tregon se si, me guxim dhe përkrahje, zëri mund të krijojë fuqinë për të ndryshuar rrjedhën e jetës. Arioni nuk na fton të ndiejmë keqardhje, por të ndalemi dhe ta dëgjojmë. Të kuptojmë se pas çdo buzëqeshjeje të sforcuar mund të fshihet një dhimbje, pas çdo sjelljeje të tërhequr – një plagë e mbyllur…”, ka shkruar ndër të tjera redaktori i këtij libri Berat Batiu.
Libri është pritur mjaft mirë nga shokët dhe shoqet e Arionit, por edhe nga mësimdhënësit dhe drejtoria e shkollës.
“Falënderoj mësuesen time, mësimdhënësit dhe familjen time të gjerë për mbështetjen dhe kontributin e tyre në arritjet e mia deri më tani”, ka thënë Arioni shkurt pas botimit të këtij libri.
E për këtë sukses, Arioni u prit në zyrën e drejtoreshës së shkollës sonë. Znj. Behare Kryeziu, e cila e përgëzoi dhe shpresoi se ky libër do të jetë një motiv shtesë për botimin e librave të tjerë.