Nxënësi Ari Thaçi, realizon projektin “Dëgjo Zërin Tim”



nder titull

- Advertisement5 -

📢 Nxënësi i Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Ari Thaçi, ka orgnizuar me sukses projektin “Dëgjo Zërin Tim”.

- paragrafi 1 -

Ky projekt dëshmoi jo vetëm përkushtimin e Arit ndaj komunitetit, por edhe aftësitë e tij të shkëlqyera organizative, drejtuese dhe komunikuese.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

📢 Nxënësi i Gjimnazit “Eqrem Çabej”, Ari Thaçi, organizon me sukses projektin “Dëgjo Zërin Tim”

Gjimnazi “Eqrem Çabej” është krenar për angazhimin e nxënësit tonë, Ari Thaçi, i cili ishte iniciator dhe organizator i projektit “Dëgjo Zërin Tim”, i realizuar në bashkëpunim me Play International.

- Advertisement - m2

Në kuadër të këtij projekti, Ari koordinoi organizimin e aktiviteteve dhe njëkohësisht shërbeu si ligjërues, duke zhvilluar 3 ligjërata në 3 shkolla fillore, ku u trajtuan tema që promovojnë respektin, bashkëpunimin, përfshirjen dhe fuqizimin e të rinjve. Projekti u përmbyll me një workshop dyditor, i cili mblodhi pjesëmarrësit për diskutime, aktivitete praktike dhe punë ekipore.

Ky projekt dëshmoi jo vetëm përkushtimin e Arit ndaj komunitetit, por edhe aftësitë e tij të shkëlqyera organizative, drejtuese dhe komunikuese. Angazhime të tilla janë një shembull i mirë se si të rinjtë mund të jenë bartës të ndryshimeve pozitive dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë.

👏 Gjimnazi “Eqrem Çabej” e përgëzon Arin për këtë arritje dhe i uron suksese të mëtejshme në projektet e ardhshme.

📸🎥 Në bashkëngjitje mund të shihni disa fotografi dhe pamje nga aktivitetet e zhvilluara gjatë projektit.

Shqip | English