Shkolla “Ismail Dumoshi” në Obiliq ka njoftuar se nxënësi Ari Saliu shkëlqen në STEM Olympiad në Romë, Itali, shkruan AlbanianEducation.net.
Në një konkurrencë të fortë me pjesëmarrës ndërkombëtarë, Ari arriti rezultate të shkëlqyera:
🥉 Vendi i tretë në Matematikë
🥉 Vendi i tretë në Kodim (Coding)
Postimi i shkollës:
Nxënësi ynë Ari Saliu shkëlqen në STEM Olympiad në Romë, Itali! 🇮🇹🎉
Nxënësi i shkolles sonë, Ari Saliu, ka përfaqësuar shkollën tonë dhe Kosovën në STEM Olympiad, garë ndërkombëtare e mbajtur në Romë, Itali, ku morën pjesë nxënës nga e gjithë bota.
Në një konkurrencë të fortë me pjesëmarrës ndërkombëtarë, Ari arriti rezultate të shkëlqyera:
🥉 Vendi i tretë në Matematikë
🥉 Vendi i tretë në Kodim (Coding)
Ky sukses është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur të Arit, si dhe e mbështetjes së mësimdhënësve dhe familjes së tij. Arritje të tilla na motivojnë të vazhdojmë të kultivojmë dijen, inovacionin dhe ekselencën në arsimin profesional.
I urojmë Arit suksese të mëtejshme në garat kombëtare dhe ndërkombëtare. Jemi krenarë për përfaqësimin e denjë të shkollës sonë dhe të Republikës së Kosovës.
👏 Urime Ari Saliu! Na bëre krenarë! 🇽🇰