Një arritje e madhe për shkollën “Zekeria Rexha” në Gjakovë dhe për arsimin në Kosovë.
Nxënësi Ari Dana është shpallur fitues në garën ndërkombëtare të gjuhës gjermane, të organizuar nga Instituti Goethe në Prishtinë, duke fituar të drejtën që të përfaqësojë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Gjermane që do të mbahet në korrik 2026 në Mannheim, Gjermani.
Njoftimi i shkollës:
Një lajm i mirë për shkollën tonë!
Në garën ndërkombëtare për nxënësit e SHFMU-ve të Kosovës në gjuhën gjermane, të organizuar nga Instituti Goethe në Prishtinë, në mesin e 5 finalistëve, shkolla jonë SHFMU “Zekeria Rexha” kishte dy nxënëse finalist: Maikella Berisha dhe Ari Dana, të përgatitura nga mësimdhënësja e gjuhës gjermane, Besarta Kolaj.
Me këtë rast, nxënësi Ari Dana u shpall njëri nga dy fituesit e Olimpiadës, duke fituar të drejtën që ta përfaqësojë shkollën tonë dhe Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Gjuhës Gjermane, e cila do të mbahet në korrik 2026 në Mannheim, Gjermani.
Jemi jashtëzakonisht krenarë për arritjet e nxënësit tonë, Ari Dana, dhe i urojmë suksese të mëtejme në Olimpiadën ku do të përfaqësojë Kosovën, me bindjen se do të na bëjë edhe më krenarë.
