Nxënësi Almir Kurtulaj në mesin e pesë më të mirëve në Olimpiadën e Matematikës

- Advertisement5 -

Almir Kurtulaj, nxënës i klasës së nëntë në International School of Prishtina (ISP), ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në Olimpiadën e XVIII të Matematikës, duke u renditur në mesin e pesë nxënësve më të mirë në nivel të Republikës së Kosovës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Ky rezultat u arrit në një konkurrencë të fortë me nxënës nga të gjitha komunat e vendit.

- Advertisement -

Ky sukses i lartë është dëshmi e përkushtimit të vazhdueshëm, punës së palodhur, talentit të spikatur dhe disiplinës së fortë akademike që Almiri ka treguar ndër vite, veçanërisht në fushën e matematikës.

Suksesi i Almir Kurtulajt përbën një shembull frymëzues për bashkëmoshatarët e tij dhe një dëshmi të qartë të standardeve të larta arsimore që aplikohen në institucionet që investojnë në dije dhe talent.

almiri