Në Garën e Matematikës të organizuar nga shkolla “Mehmet Akif”, shkolla jonë është përfaqësuar nga nxënësi Ali Kastrati, i cili ka arritur sukses duke u renditur në vendin e dytë për klasat e nënta.
Ky rezultat vlerësohet si një arritje e rëndësishme për nxënësin, i cili po e përmbyll këtë etapë shkollore si një ndër më të suksesshmit në institucionin tonë.
Shkolla shpreh mirënjohje për mësuesen Senatore Latifaj Thaçi për përkushtimin dhe punën e vazhdueshme me nxënësit, si dhe për kontributin në arritjen e këtij suksesi.
