Nxënësi Adri Vila nga Lipjani do të marrë pjesë në garën për shkencë, programim dhe matematikë në Barcelonë

- Advertisement -

Adri Vila, nxënës i klasës tetë në shkollën “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan do të marrë pjesë në garën ndërkombëare për shkencë, programim dhe matematikë që do të mbahet në Barcelonë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i plotë:

- Advertisement -

Rruga drejt suksesit nis me guximin për të provuar – dhe ti ke treguar se e ke këtë guxim.

Tani që po përfaqëson shkollën tënde, qytetin tënd dhe gjithë Kosovën në një garë ndërkombëtare, mbaje kokën lart dhe zemrën plot besim.

Çdo hap që bën në Barcelonë është një hap përpara për ëndrrat e tua. Beso në vete, puno me përkushtim dhe mos harro se ke shumë zemra që rrahin fort për ty këtu nga Lipjani.

- Advertisement -

Ti je shembull për të gjithë nxënësit e shkollës “Vëllezërit Frashëri” dhe krenari për të gjithë ne.

Suksesi është i atyre që guxojnë – dhe ti je një prej tyre!

Një falënderim i veçantë shkon për drejtorin e shkollës z. Jakup Bahtiri dhe kujdestaren znj. Albina Demiri për mbështetjen dhe përkushtimin e vazhdueshëm që i japin çdo nxënësi, dhe veçanërisht Adriut në këtë rrugëtim të rëndësishëm.
Suksese Adri, na bëj krenarë!