Nxënësi 14-vjeçar nga Mitrovica, Andi Shyti, fiton garat ndërkombëtare të matematikës në Barcelonë

- Advertisement -

Andi Shyti, 14-vjeçar nga Mitrovica, ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke dalë fitues në garat ndërkombëtare të matematikës të mbajtura në Barcelonë, ku morën pjesë mbi 10 mijë garues nga vende të ndryshme të botës.

- paragrafi 1 -

Ai përfaqësoi me dinjitet Mitrovicën dhe Kosovën, duke treguar nivel të lartë njohurish dhe aftësish në fushën e matematikës.

- Advertisement -

Andi është shembull i përkushtimit, mençurisë, përqendrimit dhe disiplinës në mësime. Ky rezultat është dëshmi e punës së tij të palodhshme dhe talentit të jashtëzakonshëm që ai posedon.

Suksesi i tij është jo vetëm një arritje personale, por edhe një moment krenarie për shkollën, qytetin dhe gjithë Kosovën./ Mararë nga portali Jepi zë