Nxënëset Siarë Kuçi dhe Klea Hajdaraj nga Suhareka do ta përfaqësojnë Kosovën në finalen e “Little Hippo” në Itali

- Advertisement5 -

Suhareka po shënon një tjetër sukses në fushën e arsimit dhe garave ndërkombëtare.

- paragrafi 1 -

Nxënëset Siarë Kuçi dhe Klea Hajdaraj nga SHFMU “Destan Bajraktari” janë kualifikuar për të përfaqësuar Kosovën në nivelin LITTLE HIPPO të garës prestigjioze ndërkombëtare të gjuhës angleze Hippo English Without Borders 2026 në Venecia të Italisë.

- Advertisement - M1

Ato janë të vetmet pjesëmarrëse nga komuna e Suharekës që kanë siguruar këtë arritje, duke e bërë edhe më të veçantë suksesin e tyre.

676883568 2157224998407559 8683748820221641981 n

tt

- Advertisement - m2

Veçantia e këtij rezultati qëndron edhe në faktin se Siarë dhe Klea janë shoqe të klasës, duke dëshmuar se puna, përkushtimi dhe mbështetja mes bashkëmoshatareve sjellin rezultate të mëdha.

Kualifikimi i tyre përfaqëson jo vetëm krenari për shkollën “Destan Bajraktari”, por edhe për gjithë komunën e Suharekës, e cila vazhdon të nxjerrë talente të reja në arenën ndërkombëtare.

Ky sukses vlerësohet si dëshmi e cilësisë së punës në shkollat e Suharekës dhe motivim për nxënësit e tjerë që të synojnë rezultate të larta në të ardhmen.