Nxënëset Rea Rrahmani dhe Riana Islami, të shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë kanë siguruar një vend në fazën finale të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë:
📣 Kualifikimi në Finalen e Olimpiadës Mbarëkombëtare të Gjuhës Shqipe!
Nxënëset tona, Rea Rrahmani dhe Riana Islami, dëshmuan sërish talentin dhe përkushtimin e tyre ndaj gjuhës amtare, duke siguruar një vend në fazën finale të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe.
Urime të përzemërta për nxënëset dhe mësimdhënëset e tyre!
Ju faleminderit që na përfaqësoni me dinjitet dhe krenari në çdo garë.
U urojmë sukses edhe në etapën e fundit të garës. Jemi me ju! 👏📚