Nxënëset e shkollës “Meto Bajraktari”, me portretin që realizuan për mësuesen e tyre fitojnë çmim në “Ditën e Matematikës”

- Advertisement -

Në shkollën “Meto Bajraktari”, në Prishtinë më datë 14 Mars u mbajt festivali “Dita e Matematikës”, i treti me rradhë nga Instituti për promovimin e shkencës së matematikës, shkruan AlbanianEducation.net.

Në këtë festival konkurruan shumë nxënës nga të gjitha shkollat e Komunës së Prishtinës me punime të ndryshme që ndërlidhen me matematikën!

- Advertisement -

Nxënëset e kësaj shkolle Bora Bullaku dhe Sira Rahmani konkurruan me një portret të punës se arsimtarës së matematikës Xhevahire Krasniqi, befasi në shenjë nderimi dhe idolit që ato ndjejnë për angazhimin dhe punën e palodhur, këshillat dhe mësimet që ato i marrin nga kjo arsimtare.

Arsimtarja Xhevahire, ndër emocione pas çmimit që ato fituan falënderoi nxënëset e saj duke thënë se edhe përkundër sfidave me të cilat ballafaqohet do të jetë gjithnjë pranë tyre me përkushtim maksimal si dhe mbrapa nxënësve për shtytje ta duan sa më shumë matematikën!

Bora dhe Sira nga ky Institut u vlerësuan me çmimin e Nderit, çmim ky që do të jetë shembull t’i inkurajoj nxënësit të respektojnë dhe ta vlerësojnë punën dhe mundin e mësimdhënësave!

- Advertisement -

Borës dhe Sirës i urojm suksese në rrugën e dijes, e arsimtares Xhevahire shumë shëndet dhe suksese pa fund!