Nxënëset e shkollës “Ismail Qemali” në Bellanicë kualifikohen në fazën e tretë të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe

- Advertisement5 -

Tradita e sukseseve po vazhdon në shkollën “Ismail Qemali” në Bellanicë të Malishevës, ku tri nxënëse kanë arritur të kualifikohen në fazën e tretë të Olimpiadës së Gjuhës Shqipe, garë e diturisë që organizohet në nivel ndërshtetëror për nxënësit e klasave të nënta.

- paragrafi 1 -

Olimpiada zhvillohet në katër faza, duke përfshirë nivelin shkollor, komunal, fazën e tretë në Prishtinë dhe finalen në Tiranë.

- Advertisement - M1

Sipas njoftimit të shkollës, tri nxënëset e kësaj institucioni arsimor siguruan pjesëmarrjen në fazën e tretë falë angazhimit të tyre dhe përkushtimit të mësimdhënësve.

683523946 18098685359016448 5559837481244041421 n

Gara e radhës do të mbahet më 9 maj 2026, në ora 10:00, në Prishtinë, në ambientet e përcaktuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

- Advertisement - m2

Nga drejtoria e shkollës janë shprehur urimet më të mira për nxënëset, me shpresën që ato të arrijnë sukses edhe në këtë fazë dhe të sigurojnë pjesëmarrjen në finalen që do të mbahet në Tiranë.

Një falënderim i veçantë është shprehur edhe për Qendrën e Kompetencës “Kujtim Krasniqi” në Malishevë, e cila ka mbështetur nxënësit me transport vajtje-ardhje si dhe me orientim në karrierë dhe informacione të vlefshme për zhvillimin e tyre profesional.