Nxënëset e klasës së IX-të të shkollës “Lismiri” të parët në garën OrangeCode16

- Advertisement5 -

Nxënëset e klasës së IX-të të shkollës “Lismiri” kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar vendin e parë në nivel të Republikës së Kosovës në garën OrangeCode16, të organizuar nga EngineeringHerFuture (EHF), në bashkëpunim me UN Women dhe Kosova STEM Centre (KSC).

- paragrafi 1 -

Ky vlerësim përfaqëson një arritje të madhe jo vetëm për nxënëset tona, por edhe për komunitetin shkollor dhe promovimin e vajzave në fushën e teknologjisë dhe STEM-it në vendin tonë.

- Advertisement - M1

Postimi i shkollës:

🇽🇰 Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Lismiri” 🏆🥇

📅 16.02.2026
📍 Prishtinë, Kuvendi Komunal 🏢

- Advertisement - m2

Me krenari të veçantë njoftojmë se nxënëset e shkollës sonë: Klea Hajra, Bora Mustafa, Lijana Konjuhi, Sumeja Gojnovci dhe Melisa Gojnovci – kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke fituar Çmimin e Parë në nivel Kosove në garën OrangeCode16 të organizuar nga EngineeringHerFuture (EHF), UNWOMEN dhe Kosova Stem Centre (KSC).

Ky rezultat i shkëlqyer është dëshmi e përkushtimit, talentit dhe punës së palodhshme të nxënëseve tona, si dhe mbështetjes së vazhdueshme nga drejtori i shkollës z. Uran Tërnava, mësimdhënësja znj. Dinore Nura, znj.Drita Krasniqi dhe mentorja e ekipit -ish nxënëse e shkolles sonë, Lorena Nura.