Nxënëset e Gjimnazit “Hamdi Berisha”, në Malishevë triumfojnë në konkursin “Flaka e Janarit”

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë shënoi një sukses të veçantë në konkursin publik “Flaka e Janarit” për shkollat e mesme të larta, ku tri nxënëse të tij arritën vendet e para.

- paragrafi 1 -

Vesa Rudi fitoi Çmimin e Parë me poezinë “Lavdi padijes”, Laureta Hoti mori Çmimin e Dytë me “Më fal, mami”, ndërsa Agnesa Gegaj u rendit e Treta me “Universi i besimit”.

- Advertisement -

Nxënësit u vlerësuan për artikulim të qartë të gjuhës shqipe, intonacion të saktë, kontakt me publikun, vetëbesim, shprehje emocionale dhe prezencë skenike.

Pjesëmarrjen e mbështetën stafi i shkollës, përfshirë zëvendësdrejtorin Argjend Morina dhe profesorët Rrahim dhe Arben Krasniqi, si dhe drejtori Izet Hoti.

1 6

- Advertisement -

2 3