- Advertisement1-
Nxënëset e gjimnazistë “Hamdi Berisha” në Malishevë janë shpallur kampion në Garat Republikane në Volejboll për vitin shkollor 2023-2024, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Nxënësit tanë gjimnazistë kampion në Garat Republikane në Volejboll për vitin shkollor 2023-2024!
Sot, në finale, ekipi i vajza të gjimnazit “Hamdi Berisha” në Prishtinë palestra 1 Tetori, shënuan fitore me rezultat 2:0 përballë ekipit të vajzave të gjimnazit “Aleksandër Xhuvani” nga Podujeva.
Lojtarja më e mirë u shpallë:Blerina Begaj!
Trajnerët i ekipit të vajzave nga gjimnazi ynë, profesor Veton Telaku dhe Zymer Telaku kanë falënderuar të gjithë kolegët e shkollës për mbështetjen, e cila mbështetje, ngjalli emocione të forta tek të pranishmit.
Kjo garë u zhvillua nën kujdesin e Federatës së Sportit Shkollor
Drejtoria e Gjimnazit Hamdi Berisha në Malishevë çdoherë do t’u qëndroj afër dhe do t’i mbështes talentët sportistës!
Të dashur sportistë, Urime dhe suksese!

