Shkolla “Abdullah Shabani” në Mitrovicë ka njoftuar se nxënëset Berina Tahiri dhe Nida Sadiku, kanë arritur një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në mesin e nxënësve të suksesshëm në nivel vendi në Internacional STEM Olimpiad në Kodim, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Nxënëset tona Berina Tahiri dhe Nida Sadiku, arritën një sukses të jashtëzakonshëm duke u renditur në mesin e nxënësve të suksesshëm në nivel vendi në Internacional STEM Olimpiad në Kodim.
Ky rezultat i ka kualifikuar ato për fazen e ardhshme ku do të garojnë për një vend në Olimpiadën Ndërkombëtare që do të mbahet në Barcelonë.
Falënderim për punen e saj arsimtares Arbenita Hoti ndërsa nxënësve ju urojmë suksese edhe më tutje!