E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nxënëset Argjenda Trepça, Era Thaqi dhe Hana Mani do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës

- Advertisement1-
Shoqata Kosovare e Fizikës ka përcaktuar ekipet të cilat do ta përfaqsojnë Republikën e Kosovës në olimpiadat ndërkombtare.
Ekipi i cili do të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (International Physics Olympiad IPhO 2023) e cila do të mbahet nga 10 deri më 17 korrik 2023 në Japoni do të jetë në përbërje:  Argjenda Trepça, klasa XI, Gjimnazi “Frang Bardhi”, Mitrovicë, Era Thaqi, klasa XII, Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë dhe Hana Mani, klasa X, New York School of Science, Prishtinë, shkruan Albanian Education.
Njoftimi i plotë:
SHKF përcaktoi ekipet të cilat do ta përfaqsojnë Republikën e Kosovës në olimpiadat ndërkombtare.
Ekipi i cili do të marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Fizikës (International Physics Olympiad IPhO 2023) e cila do të mbahet nga 10 deri më 17 korrik 2023 në Japoni do të jetë në përbërje:
1. Argjenda Trepça, klasa XI, Gjimnazi “Frang Bardhi”, Mitrovicë.
2. Era Thaqi, klasa XII, Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë.
3. Hana Mani, klasa X, New York School of Science, Prishtinë.
me udhëheqës Prof Dr Sefer Avdiaj.
Ekipi i cili do të merr pjesë në Olimpiadën e 7 Europiane të Fizikës (The 7. European Physics Olympiad EuPhO 2023) e cila do të mbahet nga 16 deri më 20 qershor 2023 në Hannover, Gjermani do të jetë në përbërje:
1. Skender Krasniqi, klasa XI, Gjimnazi “Gjon Buzuku”, Prizren.
2. Andi Mala, klasa XII, Mehmet Akif College, Prizren.
3. Luri Morina, klasa XII, Gjimnazi “Xhevdet Doda”, Prishtinë.
4. Diella Kika, klasa XII, Gjimnazi “Aleksandër Xhuvani”, Podujevë.
5. Olt Bajrami, klasa XI, Gjimnazi “Xhavit Ahmeti”, Gjilan.
me udhëheqës Msc sc Ibrahim Hameli.
Të gjithë nxënësit e përzgjedhur janë fitues të garave komunale në fizikë 2023, garave të XXIV shtetërore në fizikë 2023 dhe Olimpiadës kosovare në fizikë 2023.
Të gjitha shpenzimet e pjesëmarrjes në olimpiadat ndërkombtare do të barten nga Ministria e Arsimit Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit e Republikës së Kosovës.
Suksese nxënësve!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....