Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se ka mirëpritur nxënësit dhe profesorët nga Shkolla e Mesme “Nikolla Tesla” nga Medvegja, në një vizitë me rëndësi të veçantë arsimore dhe kulturore, shkruan AlbanianEducation.net.
Në njoftim thuhet se kjo vizitë përforcon lidhjet ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë përmes arsimit, gjuhës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, në frymën e thënies së Ismail Kadare se “Atdheu i vërtetë i shqiptarëve është gjuha shqipe”.
Njoftimi nga Drejtoria e Arsimit në Prishtinë:
Sot në Prishtina, Drejtoria Komunale e Arsimit pati kënaqësinë të mirëpresë nxënësit dhe profesorët nga Shkolla e Mesme “Nikolla Tesla” nga Medvegja, në një vizitë me rëndësi të veçantë arsimore dhe kulturore.
Kjo vizitë përforcon lidhjet ndërmjet nxënësve dhe mësimdhënësve shqiptarë përmes arsimit, gjuhës dhe bashkëpunimit të ndërsjellë, në frymën e thënies së Ismail Kadare se “Atdheu i vërtetë i shqiptarëve është gjuha shqipe”.
Gjatë qëndrimit në Kryeqytet, delegacioni vizitoi institucionet arsimore dhe hapësirat edukative:
• SHFMU Emin Duraku
• SHMLP 7 Shtatori (Tregti-Hoteleri-Turizëm)
• Gjimnazi Xhevdet Doda
• Reporting House
Delegacioni u mirëprit gjithashtu nga Kryetari i Kryeqytetit, z. Përparim Rama.
Drejtoria Komunale e Arsimit, e udhëhequr nga drejtori Samir Shahini, mbetet e përkushtuar në mbështetjen e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave ndërmjet institucioneve arsimore.
Mirë se erdhët në Prishtinë! 🌟