Nxënës dhe mësimdhënës nga Medvegja vizitojnë Gjimnazin “Xhevdet Doda” në Prishtinë

- Advertisement5 -

Gjimnazi “Xhevdet Doda” në Prishtinë ka mirëpritur nxënësit dhe mësimdhënësit nga Shkolla e Mesme “Nikolla Teslla” nga qyteti i Medvegjës, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Shkolla në njoftim thotë se përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe bashkëbisedimeve, u krijua një atmosferë miqësore dhe frymëzuese që pasqyron rëndësinë e arsimit dhe bashkëpunimit ndërshkollor.

- Advertisement - M1

Njoftimi i shkollës:

Më datë 14.04.2026, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit dhe mësimdhënësit nga Shkolla e Mesme “Nikolla Teslla” nga qyteti i Medvegjës në ambientet e shkollës sonë – një vizitë që shkoi përtej një aktiviteti të zakonshëm dhe mori një vlerë të veçantë edukative dhe shoqërore.

Kjo ditë ishte një mundësi e mirë për të shkëmbyer përvoja, për të ndërtuar ura bashkëpunimi dhe për të forcuar lidhjet mes nxënësve dhe mësimdhënësve tanë.

- Advertisement - m2

Përmes aktiviteteve të përbashkëta dhe bashkëbisedimeve, u krijua një atmosferë miqësore dhe frymëzuese që pasqyron rëndësinë e arsimit dhe bashkëpunimit ndërshkollor.

Gjatë kësaj vizite, nxënësit patën rastin të njihen më nga afër me ambientet e shkollës sonë, drejtimet mësimore dhe aktivitetet që zhvillohen çdo ditë në shërbim të edukimit dhe zhvillimit të tyre.

Njëkohësisht, patëm nderin të kishim mysafir Drejtorin e Arsimit, z. Samir Shahini së bashku me ekipin e tij, të cilët i falënderojmë për përkrahjen dhe bashkëpunimin.

Vizita të tilla janë dëshmi e bashkëpunimit dhe respektit të ndërsjellë, duke forcuar lidhjet mes institucioneve arsimore dhe duke krijuar kujtime të bukura për të gjithë pjesëmarrësit.
Falënderojmë nxënësit, mësimdhënësit dhe të gjithë mysafirët për vizitën, duke shpresuar për takime të tjera të tilla në të ardhmen!✨