E shtunë, 18 Janar, 2025

Nusja përlot vjehrrën: Në familjen tënde jam ndjerë vajza më e lumtur në botë, të dua shumë

- Advertisement1-

Pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” tek E Diela Shqiptare në Tv Klan, ka qenë e ftuar Ermira 24 vjeç e cila ka treguar se është rritur jetime dhe nënën e saj e ka humbur kur ishte vetëm 6 muajsh.


Kur mbushi 18 vjeç ajo njohu dhe u dashuria me një djalë që jetonte në Gjermani dhe u martuan. Ajo tregon se shkoi në Gjermani ta vizitonte, por ai donte që të qëndronte aty përgjithmonë sepse sipas saj ai ishte pak xheloz.

- Advertisement -

Ermira i ka treguar Ardit Gjebreas edhe bisedën që bënte me burrin e saj para se të fejoheshin. Ajo i thoshte se e ka shumë të vështirë t’i thërriste të ëmës së tij nënë sepse goja e saj nuk e ka thirrur kurrë emrin nënë, edhe njerkës i thërriste me emër.

Por kur e takoi vjehrrën, ajo i ka thirrur nënë spontanisht dhe e ka ndjerë shumë. Ajo dhe vjehrra kanë një histori të ngjashme me njëra-tjetrën, sepse edhe vjehrra ka humbur babain e saj kur ka qenë e vogël.

Ermira tregon se vjehrra është shumë e shtrenjtë për të, e do shumë dhe e konsideron si nënën e saj të vetme. Madje gjatë emisionit i ka kërkuar që ajo të shkojë të jetojë me ta në Gjermani, ku sipas saj nëse ka pranë vjehrrën, ka gjithë botën.

“Në familjen tënde jam ndjerë vajza më e lumtur në botë. U rrita jetime dhe gjeta një nënë. Të falënderoj për çdo gjë që bën për mua. Dua të të kërkoj diçka, dua të jetosh me mua në Gjermani sepse kam shumë ngrohtësi nga ty, kur të kam afër ty, ndihem sikur kam gjithë botën pranë. Të dua shumë”, shprehet Ermira.

Vjehrra gjithashtu tregoi se edhe ajo e do shumë Ermirën, si vajzën e saj dhe përpiqet të bëjë të pamundurën që ajo të jetë e lumtur duke i dhënë mbështetjen e plotë. /tvklan.al

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm i mirë: Grumbullohen në kohë rekord paratë për shërimin e 15 vjeçares nga Mitrovica

Dje u kërkuan para për mjekimin e 15 vjeçares Atika Pireva, nga Mitrovica Ndërsa, para...

As rrugë as shkollë, as punë: Ikën dhe banori i fundit nga ky fshat

Ndodhet vetem 40 minuta larg qytetit të Kukësit, por në 5 kilometrat e fundit...

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....