Nurten Deva, zgjedhet rektore e Universitetit ” Isa Boletini” në Mitrovicë

- Advertisement5 -

Këshilli Drejtues i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, në mbledhjen e mbajtur dje ka zgjedhur, prof.dr. Nurten Deva, rektore të këtij universiteti.

- paragrafi 1 -

Prof.dr. Deva, punon si mësimdhënëse në Fakultetin e Gjeoshkencave në UIBM. Përveç si mësimdhënëse ajo ka mbajtur edhe pozita të ndryshme në kuadër të UIBM. Ka qenë anëtare e KD-së dhe së fundi ushtruese e detyrës së rektores.

- Advertisement - M1

Deva ka doktoruar në Shkenca Teknike të Metalurgjisë në Universitetin e Prishtinës, ka një numër të madh të punimeve shkencore dhe njeh tri gjuhë të huaja.

Rektores Deva i uroj shumë suksese në detyrën e re dhe e siguroj se do ta ketë përkrahjen tonë për projekte në funksion të zhvillimit të universitetit.

Falenderoj anëtarët e Këshillit Drejtues për punën e tyre dhe presim angazhimin e përbashkët të të gjithëve në ngritjen e cilësisë dhe përmirësimin e performancës në këtë universitet.