E enjte, 5 Dhjetor, 2024

Numri i diplomave bachelor po reduktohet me shpejtësi, braktisen studimet për mësues

- Advertisement1-

Numri i diplomave në ciklin e studimeve bachelor po reduktohet me shpejtësi, teksa nga viti 2019 në 2023 ranë me mbi 26%.

Të dhënat e INSTAT referojnë pothuajse se gjysma e rënies është akumuluar në vitin 2023, ku numri i diplomave në këtë cikël u tkurr me 14%.

- Advertisement -

Gjithnjë e më shumë të rinjtë nuk po zgjedhin arsimin e lartë si një investim për të ardhmen e tyre, teksa kriza demografike po ndikon negativisht të gjithë ciklin e jetës në vend.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se në vitin 2019 u shpërndanë 18,696 diploma bachelor në të gjithë arsimin e lartë publik dhe privat, ndërsa në vitin 2023 u shpërndanë vetën 13,800 të tilla.

Të dhëna të detajuara të vitit 2022 për shpërndarjen e diplomave bachelor sipas fushave të studimit tregojnë se studimet që lidhen me prodhimin e mësuesve janë në krizë.

Në vitin 2022 u shpërndanë vetëm 341 diploma në degët e arsimit nga 1613 të tilla që u dhanë në vitin 2015 me rënie 79%.

Ky numër diplomash nuk mjafton për të zëvendësuar tashmë vendet vakante në shkollat publike në të gjithë vendin.

Bashkitë e Kukësit dhe Dibrës janë me mungesa totale për mësues matematike, teksa Shqipëria po shënon rënie rekord në arritjet mësimore të konfirmuara nga testimi ndërkombëtar PISA 2022.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërkohë rritjen më të madhe e kanë shënuar diplomat për fushat e studimeve që kanë lidhje me shërbimet.

Kjo është një tendencë pozitive, teksa kërkesa për këto degë po rritet me zhvillimet në turizëm. Në vitin 2022 kishte 809 diploma në këtë drejtim me rritje 110% në krahasim me vitin 2015.

Rritje të diplomave ka edhe për degët e TIK, inxhinierisë përkatësisht me 17.5 dhe 23.5% secila ndërmjet 2015 dhe 2022.

Gjithashtu diplomat bachelor që kanë lidhje me shëndetin u rritën me 9.4% dhe shkencat sociale dhe gazetaria me 8%. Ndërkohë ka rënie të ndjeshme të diplomave në artet dhe shkenca humane me 29% dhe biznes, administrim dhe ligje me 29%.

Ekspertët e arsimit pohuan se rënia e diplomave në ciklin e parë të studimeve të larta po ndikohet nga reduktimi i popullsisë nën 18 vjeç dhe braktisjes së studimeve./monitor

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ndodh edhe kjo: Hajni vjedh ditarët e një shkolle, kapet nga kamerat e sigurisë

Jo rrallëherë shkollat fillore e të mesme në vendin tonë, janë cak i hajnave...

Nagavci: Kontratat kolektive nuk mund të diskutohen në kohë fushate

Sindikata e Arsimit ka protestuar duke kërkuar nga Ministria e Arsimit nënshkrim të kontratës...

Ymeri nga SBASHK-u: Kushdo që vjen në Qeveri do përballet me ne

Sekretari i përgjithshëm i SBASHK-ut, Ymer Ymeri, ka thënë se kushdo që të vijë...

Mësimdhënësi nga Vushtrria, Hajdin Islami fiton çmimin “Babai i Vitit 2024” në Kosovë

Sot në Prishtinë është bërë ndarja e çmimit vjetor "Babai i Vitit 2024" në...