Nuk u zgjodh sërish ministre e Arsimit, reagon Nagavci

- Advertisement5 -

Arbërie Nagavci nuk do të jetë më ministre e Arsimit në Kosovë. Në vend të saj të mërkurën mbrëma nga kryeministri i sapozgjedhur, Albin Kurti, i pari i arsimit në vend u emërua Hajrullah Çeku, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Pak orë pasi nuk e rizgjodhi Kurti edhe për një mandat si minsitre të Arsimit, ka ardhur reagimi nga Arbërie Nagavci.

- Advertisement - M1

Ajo përmes një postimi ka thënë se votimi i Qeverisë së re dhe konstituimi i Kuvendit janë një moment i rëndësishëm për demokracinë. Por, Nagavci në këtë postim nuk ka thënë asnjë fjalë pse u la jashtë kabinetit qeveritar, dhe nuk u emërua sërish ministre e Arsimit.

Më poshtë gjeni postimin e saj:

Sot, pas më shumë se një viti, u konstitua Kuvendi i Republikës së Kosovës dhe u votua Qeveria e re. Ky është një moment i rëndësishëm për demokracinë tonë dhe për vullnetin qytetar që u shpreh qartë në zgjedhje.

- Advertisement - m2

Zt. Albin Kurti rizgjidhet Kryeministër i Republikës së Kosovës kurse Znj. Albulena Haxhiu merr drejtimin e Kuvendit. Qeveria Kurti III nis mandatin me përgjegjësi të madhe dhe me besimin për ta çuar përpara vizionin për një shtet të drejtë, të zhvilluar dhe sovran.

Me 57 deputetë, Lëvizja VETËVENDOSJE! është grupi më i madh parlamentar, dëshmi kjo e besimit dhe mbështetjes së fuqishme qytetare për qeverisje të ndershme.

Jam thellësisht besimplotë se ky mandat do të jetë në shërbim të qytetarëve, me vendime të guximshme, me përkushtim për zhvillim ekonomik, mirëqenie sociale dhe siguri për çdo familje në Kosovë. Koha është për punë, përgjegjësi dhe rezultate që e forcojnë shtetin tonë çdo ditë e më shumë.