E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Nuk tërhiqet SBASHK: Mësimdhënësit të jenë ndër më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës së Kosovës (SBASHK) pret që me Ligjin e ri të pagave të ketë rritje të rrogave për punëtorët e arsimit.

Ndryshe nga deklarimet e zv.ministrit të Arsimit, Dukagjin Pupovci që ditë më parë tha se ligji nuk do të thoshte rritje automatike të pagave, në SBASHK thonë se nuk tërhiqen nga kërkesa e tyre.

- Advertisement -

Nënkryetarja e SBASHK-ut, Vjollca Shala, në një intervistë për KosovaPress, deklaroi se pritshmëritë e tyre është se mësimdhënësit të jenë ndër më të paguarit në mesin e punëtorëve të administratës shtetërore.

“Ne presim në këtë ligj të pagave që është duke u punuar, natyrisht që do të ketë edhe ngritje të pagave ngase tani nuk mund t’i qasemi ligjit të mëparshëm, pasi që Kushtetuesja e ka anuluar atë ligj. Dhe projektligji i ri të pagave do të kërkojmë që punëtorët e arsimit duke filluar nga çerdhet e deri në universitet, të jenë të ranguar me koeficiente diku nga mesi i të gjithë koeficienteve të mundshëm që do të jenë në këtë projektligj të pagave, dhe natyrisht kërkesë e jona është që me ligjin e ri të pagave të ketë edhe ngritje të pagave për të gjithë punëtorët e arsimit, duke filluar nga çerdhet e deri në universitet”, thotë ai.

Duke komentuar deklaratat e zëvendësministrit të Arsimit, Duakgjin Pupovci, nënkryetarja e SBASHK-ut tha se nëse nuk do të ketë rritje të pagave për mësimdhënësi atëherë do të vendoset se çfarë veprimesh sindikale do të merren nga ta pa përjashtuar grevat e përgjithshme.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Edukatorja Sevdije Leposhtica, një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm

Edukatorja Sevdije Leposhtica është një figurë e shquar në fushën e edukimit të hershëm,...

Pensionohet mësimdhënësi Bedri Çeku nga Prizreni

Pas një punë të palodhur në procesin arsimor sot, në shkollën fillore ‘’Mustafa Bakiu...

Pensionohet arsimtari i lëndës së matematikës, Ali Bytyçi nga Rahoveci

Është pensionuar arsimtari i lëndës së matematikës Ali Bytyçi nga Rahoveci, shkruan AlbanianEducation.net. Postimi i...

Pensionohohen mësimdhënësit Vahide Ibrahimi dhe Shaqir Pira

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga drejtoresha e arsimit, Arta...