Në Afganistan, talebanët u ndaluan vajzave të studionin. Në solidaritet, shumë fëmijë nuk pranuan të ktheheshin në klasë dhe postuan një fotografi në rrjetet sociale me thënien: “Ne nuk shkojmë në shkollë pa motrën tonë”.
Pasi u mbyllën për një kohë të gjatë, disa javë më parë klasat nga 1 në 6 mirëpritën djem dhe vajza, pa dallime. Tani ishte radha e nxënësve më të mëdhenj, atyre në shkollën e mesme. Miliona djem dhe vajza prisnin të ktheheshin në klasa. Në vend të kësaj, rihapja e paralajmëruar do të ketë të bëjë vetëm nxënës meshkuj.
“Vajzat e mia nuk vunë gjumë në sy gjithë natën”. “U premtova se do t’i lejoja të merrnin diplomën e shkollës së mesme, por si?”. “Duhej të kishim vrapuar në aeroport që ditën e parë dhe të iknim”. “Ata nuk kanë ndryshuar, çfarë ju thashë?”. “Çfarë prisni akoma?”. “Nuk është më askush për t’iu drejtuar dhe diskutuar”. Këto janë pyetjet që njerëzit i bëjnë vetes. Pa përgjigje. Por, në të njëjtin vend, selia e Ministrisë së Grave është bërë ajo e Ministrisë për Parandalimin e Veseve dhe Promovimin e Virtytit, policia fetare, me pak fjalë. Dhe kjo nuk jep shpresë për mirë.
Të gjitha përditësimet janë raportuar në ‘Ditari nga Kabuli’ nga Alberto Cairo, kreu i Programit të Rehabilitimit të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në Kabul, për La Repubblica.