“Nuk përmirësohet arsimi në vendin tonë pa e kthye dinjitetin e mësuesit”

- Advertisement -

“Nuk përmirësohet arsimi në vendin tonë pa e kthye dinjitetin e mësuesit dhe sigurisht se kjo nuk mund të bëhet me kërcënime” – 

Kështu ka thënë sot përmes një postimi në Facebook ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami.

- paragrafi 1 -

Ajo ka kërkuar nga Qeveria të ulet dhe të bisedojë me sindikatat dhe të gjindet zgjidhje.

“Uluni dhe bisedoni, mos na merrni në qafë!”, ka thënë ndër të tjera Bajrami.

- Advertisement -

Ish-ministrja, tani deputete e LDK-së ka thënë se Ligji i Pagave i cili është në diskutim publik, pritet të hyjë në fuqi, tetë muaj pas publikimit në gazetën zyrtare.

“Folni sinqerisht e mos u thirrni në Ligjin e Pagave. Qysh mundeni me u thirr në Ligjin e Pagave kur në versionin që është në konsultim të brendshëm thotë se Ligji hyn në fuqi 8 muaj pas publikimit në Gazetë Zyrtare”ka deklaruar ajo.

/Albanian Kids Education /