E premte, 3 Janar, 2025

Nuk morën asnjë urim, SBASHK: Urojmë që më 2025, të kemi kryeministër në qeveri e jo sulltan e pashallarë

- Advertisement1-

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës ka kritikuar kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij se gjatë konferencave përmbyllëse nuk gjetën asnjë minutë për t’i përshëndetur policinë, punëtorët e arsimit, administratën publike e zjarrfikësit.

SBAShK-u tha se përkundër që Qeveria e Kosovës nuk i uroi, një gjë të tillë po e bëjnë ata, duke thënë se urojnë që në vitin 2025 “të kemi kryeministër e qeveri, e jo sulltan e pashallarë”.

- Advertisement -

“U mbajtën konferenca përmbyllëse me mediet në këtë fundit dhe duke u nisur fakti se as Kryeministri Kurti e as ministrat e kësaj qeverie nuk e gjetën as edhe një minutë për të përshëndetur policinë tonë, që ka dhënë qindra shembuj në mbrojtje të atdheut, as punëtorin e arsimit, që u bë simbol i qëndresës në vitet e 90-ta e deri sot, as për administratën publike e as për zjarrfikësit e shërbyesit tjetër të popullit të Kosovës”.

“SBASHK ju uron Vitin e Ri punëtorëve arsimorë, policisë, punëtorëve shëndetësor, zjarrfikësve, punëtorëve të administratës dhe gjithë shërbyesve civilë dhe punëtorëve në sektorin privat me urimin që në vitin 2025 të kemi kryeministër e qeveri e jo sulltan e pashallarë”, thuhet në urim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vdes mësimdhënësi Basri Topalli nga Ferizaj

Ka vdekur mësimdhënësi Basti Topalli nga Ferizajt, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftim mortor: Ngushëllime familjes Topalli, kolegëve dhe...

Më mirë vonë se kurrë: 50-vjeçe në klasë të parë

As gjashtë, as shtatë, por pesëdhjetë vjeçe në klasë të parë! Dikujt mund t’i...

Disa aspekte të sjelljes që mësuesi duhet të ketë ndaj prindërve

Sjellja e mësuesit ndaj prindërve është një aspekt shumë i rëndësishëm në krijimin e...

Jasharaj: S’kam parë arritje – Qeveria Kurti e ktheu kundër çdo premtim

Ndihmon si vëlla, na ndihmo të dalim prej krizës si vëlla, ami 100 euro”,...