E martë, 24 Dhjetor, 2024

“Nuk më zë gjumi kur e mendoj”, Jahja Kokaj thirrje mësimdhënësve të nisin mësimin

- Advertisement1-

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, në seansën e Kuvendit u ka bërë thirrje mësimdhënësve për ndaljen e grevës.

“Dëmet që u shkaktohen fëmijëve janë të mëdha. Ato mijëra orë të humbura, gjenerojnë një kuantitet, cilësi, e aq vlerë të madhe sa jam i trishtuar. Nuk më zë gjumi natën duke e ditur konsekuencën që e kemi në ardhmëri të fëmijëve, brezave e kombit tonë. Duhet të ndajë këtë pjesë, meqenëse është i bazuar në neuroshkencë kjo që po flas”, tha Kokaj.

- Advertisement -

Deputeti theksoi se ka qenë mirë që grevat të ndërpriten që dje, por edhe që sonte është mirë. Me gjitha aftësitë e mia i luta dje udhëheqësit e këshillit grevist që ta ndërpresin grevën. Unë po flas tash jo si parlamentar, por si një njeri që kam dhënë mësim, si mësues, babë apo qytetar, kam lutje që të ndërpritet urgjent greva. Është fjalë goje, por nëse e thua me argumente të caktuara, mënyra konkrete se si dëmtohen aftësitë kognitive e emocionale të fëmijëve.

Sipas tij për ndërtimtari kosovarët janë të parët në rajon, porse për aftësi intelektuale të fundit.

“Sot erdha prej Gjakovës e pash me kënaqësi të veçantë një rrokaqiell aty, kam parë në Hong Kong e New York të tillë. Palosjen e tullave e shtrirje të asfaltit jemi kampion në këtë pjesë të Evropës. Por, në ndërtimin e njerëzve, prosperitetin tonë intelektual jemi të fundit”, tha Kokaj.

Ai ka thënë se u ka bërë me dije edhe këshillit grevistë që nëse ndërprejnë grevën, ai vetë do t’u bashkohet në kërkesa të tyre.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi

Është pensionuar mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi: Fjalë mirënjohjeje për mësuesin Rizah Hajdari...

Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin...

SBASHK ju thotë mësimdhënësve: 2025-ta, do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave tuaja

SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria. Në...

Edhe një çerdhe e re publike i shtohet Prizrenit

Edhe një çerdhe e re publike i është shtuar Prizrenit. Kjo çerdhe është hapir...