E premte, 17 Janar, 2025

“Nuk më kujtohet si shkruhet H-ja e madhe e dorës”, teknologjia po largon edhe shqiptarët nga shkrimi me dorë

- Advertisement1-

Teknologjia është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë të përditshme. Ne shkruajmë, lexojmë, shikojmë dhe argëtohemi me pajisjet digjitale.

Së fundi Suedia ka vendosur t’i mbajë larg shkollës tabletat dhe kompjuterët, në mënyrë që nxënësit të mësojnë dhe përmirësojnë shkrimin e dorës.

- Advertisement -

Alfabeti i gjuhës sonë shqipe ka 36 shkronja shtypi dhe dore. Pyetja që u bëmë qytetarëve është: A i mbajnë mend të gjitha shkronjat e dorës dhe kur ka qenë hera e fundit që kanë shkruar me dorë.

“Unë kam 6 vjet që kam dalë në pension dhe jam shkëputur nga të shkruarit me dorë që e aplikoja në punë. Tani njohim vetëm gërmat kapitale që shkruhen me teknologjinë. Një të riu po t’i japësh të shkruajë me dorë bën shumë gabime ortografike, nuk kujtohet si bëhen shkronjat. Mua nuk më kujtohet tani si shkruhet H-ja e madhe e dorës, J-ja, apo Gj-ja”.

Shkrimi i dorës të mëson durimin, i mban më mirë mend gjërat. Në e kemi trashëgimi gjuhën tonë të bukur, është identiteti ynë”.

“Gjithë historia jonë shqiptare ka ardhur nëpërmjet të shkruarit me dorë dhe jo me teknologji. Shkrimi mbetet përjetë”, thonë qytetarët. /TCH

 

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtori i Arsimit në Deçan takon drejtorët e shkollave – ja çka biseduan

Drejtorët e shkollave në Deçan u pritën sot nga Drejtori i DKA-së, Besnik Hulaj,...

Venimi: Programi “Art, Zeje, Sport” gjatë këtij viti do shtrihet edhe në 100 shkolla

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njoftoi zgjerimin e programit “Art, Zeje, Sport”...

“Shërbimet psiko-sociale në shkolla, të mbingarkuara”

Arsimi cilësor dhe siguria në shkolla mbetet një nga sfidat më të mëdha për...

Lumnije Kqiku në ‘Top 100 Mjekët’ më të mirë në botë

Lumnije Kqiku MD, DDS, Ph.D. është mjeke dhe ligjëruese në Universitetin e Mjekësisë në...