E hënë, 25 Nëntor, 2024

“Nuk kemi kohë të presim”, Nagavci thirrje për të përmirësuar rezultatet në arsim

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, thotë se humbjet që ka shkaktuar pandemia janë shumë serioze dhe me ndikim afatgjatë në të ardhmen e fëmijëve tanë, si dhe në mirëqenien e zhvillimin e shoqërisë.

Ajo thotë se MAShTI po punon me intenzitet të shtuar për të përmirësuar rezultatet në arsim, por shton se bashkëpunimi i ngushtë mes prindërve, mësimdhënësve dhe nivelit lokal e qendror, është i domosdoshëm.

- Advertisement -

“Nuk kemi kohë të presim!”, thotë Nagavci,

Postimi i saj:

Fëmijët tanë kanë nevojë për ne!

Secili dhe së bashku t’i zbusim humbjet nga pandemia dhe t’i përmirësojmë rezultatet në arsim.

Humbjet që ka shkaktuar pandemia janë shumë serioze dhe me ndikim afatgjatë në të ardhmen e fëmijëve tanë, si dhe në mirëqenien e zhvillimin e shoqërisë. Këtë e kanë dëshmuar tashmë analizat dhe vlerësimet e bëra nga institucione e organizata të rëndësishme në botë, të cilat kanë vlerësuar se humbjet që pandemia Covid-19 ka shkaktuar në arsim ishin më të mëdha se sa u parashikuan.

Banka Botërore ka vlerësuar se para pandemisë, 57% e dhjetëvjeçarëve në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme nuk mund të lexonin një histori të thjeshtë, ndërsa kjo shifër mund të jetë rritur në 70%.

- Advertisement -rrrrrrr

Po ashtu, Banka Botërore ka vlerësuar se ndërprerja e mësimit gjatë pandemisë mund t’u kushtojë fëmijëve 21 trilion dollarë fitime gjatë jetës së tyre, ndërsa analistët tërheqin vëmendjen se dëmi mund të jetë masiv në shumë vende me të ardhura mesatare, e ku bën pjesë edhe Kosova.

Këto analiza dhe shumë të tjera të bëra për ndikimin e pandemisë në arsim, si dhe në shëndetin mendor e fizik të fëmijëve, janë tregues të qartë se fëmijët tanë kanë nevojë për përkrahje në shumë aspekte, që të mund të shfrytëzojnë potencialin e tyre dhe të zënë hapin.

MAShTI po punon me intenzitet të shtuar për të përmirësuar rezultatet në arsim, por bashkëpunimi i ngushtë mes prindërve, mësimdhënësve dhe nivelit lokal e qendror, është i domosdoshëm.
Nuk kemi kohë të presim!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

10 mënyra për t’i kryer detyrat tuaja të shtëpisë më shpejt

Detyrat e shtëpisë mund të jenë të bezdisshme dhe të marrin shumë kohë, ndërsa...

Nxënësja Elmedina Dajaku i kushton këngë heroit Halil Geci në përvjetorin e rënies së tij

Në një akt të ndjerë përkujtimi, nxënësja Elmedina Dajaku ka interpretuar një këngë të...

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Luisi djali 14-vjeçar i cili mbeti i plagosur nga ngjarja e rëndë të ndodhur...

Kolektivi i shkollës “Jorgji Dilo” nga Elbasani viziton shkollën “Asdreni” në Pejë

Shkolla "Asdreni" në Pejë ka njoftuar se kanë pasur për vizitën kolektivin e shkollës...