E martë, 25 Shkurt, 2025

“Nuk kemi çfarë të negociojmë me Arbërie Nagavcin”

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka ftuar javën e ardhshme në takim organizatorët e fushatës për lejimin e shamisë në shkolla.

Mirëpo, Liridon Kurti, njëri nga organizatorët, tha se nuk do i përgjigjen ftesës së ministres, pasi sipas tij, nuk kanë asgjë për të negociuar.

- Advertisement -

“Ne mendojmë që takimi duhet ta ketë një arsye për takim, sepse nëse na definohet që arsyeja për takim është që të vendoset ndryshimi i nenit, ne pa dyshim që do marrim pjesë. Mirëpo, ne nuk duam të shkojmë të negociojmë si mundësi për ta larguar atë nen ose jo. Neni 3 është antikushtetues, prandaj ne mendojmë se është duke u bërë një shkelje ligjore që nga viti 2014 e tutje, ashtu si e ka definuar edhe Gjykata Kushtetuese edhe Gjykata Evropiane. Prandaj, mendojmë që nuk ka nevojë për negociata në këtë aspekt. Nëse ftohemi për të na dhënë lajmin se ka ndryshuar neni, marrim pjesë, përndryshe nuk kemi çfarë të negociojmë”. tha Kurti në emisionin “Ditari” në Tëvë1.

Përmes iniciativës “ndryshojeni_ua_për_shaminë”, juristi Durim Berisha dhe aktivisti Liridon Kurti, në fillim të muajit gusht i kanë dërguar një kërkesë Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit për të ndryshuar Udhëzimin administrativ, përmes së cilit që nga viti 2010 në shkollat e Kosovës ndalohet bartja e shamisë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...