E martë, 24 Dhjetor, 2024

Nuk ka mungesë të mësimdhënësve: Janë 2316 vende të lira pune në këto qytete

- Advertisement1-

Ky vit shkollor nisi me 2316 vende të lira për mësues, kryesisht në Tiranë, Kukës dhe Dibër.

Megjithatë, ndërsa kanë kaluar thuajse 6 muaj, janë ezauruar vakancat veçanërisht në arsimin fillor, atë special dhe gjuhën angleze.

- Advertisement -

Duke u nisur nga fakti se Tirana ka dhe numrin më të lartë të punësimeve ka së paku për vitin aktual numrin më të lartë të punësimeve e ka gjuha shqipe dhe e letërsisë me rreth 150 punësime, e ndjekur nga gjuha angleze dhe arsimi fillor.

Punësimet më të mëdha janë bërë në Tiranë. Vitin e kaluar dhe sivjet kemi pasur mbi 800 të punësuar.

Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar tregon se në total kanë aplikuar rreth 10 mijë mësues, ndërkohë që janë punësuar gjysma e tyre. Këto të dhëna sipas tij, tregojnë një trend në rritje të punësimit të arsimdhënësve.

Vitin e kaluar kemi pasur pothuajse të njëjtin numër aplikantësh. Në portal kanë aplikiar mbi 10 000 mësues dhe gjysma ka arritur të punësohet. Kemi një trend në rritje si në aplikime ashtu edhe në punësime.

Referuar të dhënave të siguruara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arsimit Parauniversitar në Tiranë, për periudhën shtator–nëntor 2022 janë punësuar me kontratë me afat dhe pa afat rreth 3700 kandidatë të portalit “Mësues për Shqipërinë”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Nga Evans Drishti: “Simbolika e një dhurate” për nxënësit

Disa ditë më parë, mësuesja kishte bërë një bisedë në klasë në lidhje me...

Pensionohet mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi

Është pensionuar mësimdhënësi Rizah Hajdari nga Drenasi, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi: Fjalë mirënjohjeje për mësuesin Rizah Hajdari...

Përurohet shkolla e re në Dragobil të Malishevës

Në Komunën e Malishevës u shënua një ditë e rëndësishme për arsimin, me përurimin...

SBASHK ju thotë mësimdhënësve: 2025-ta, do të jetë vit i plotësimit të dëshirave dhe kërkesave tuaja

SBASHK ka thënë se shkoi viti 2024 pa asnjë lajm të mirë nga Qeveria. Në...