Nuk ka mjet shpërthyes në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë

- Advertisement -

Nuk është gjetur asnjë mjet i dyshuar shpërthyes në objektin e shkollës fillore “Daut Bogujevci” në Fushë – Kosovë.

- paragrafi 1 -

Ndërsa, policia po kryen kontrolle edhe në shkollën ku mësojnë komuniteti serb, e cila gjendet afër objektit të shkollës “Daut Bogujevci”.

- Advertisement -

Policia ka konfirmuar se nuk është gjetur asgjë e dyshimtë në këtë objekt shkollor.

“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapësirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mjetet shpërthyese, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë. Jemi në koordinim me prokurorinë për veprimet e mëtejme”, ka thënë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.