E shtunë, 23 Nëntor, 2024

Nuk ka më 2 poste për Profesorët, ose Publik ose Privat

- Advertisement1-

Personeli akademik tani e tutje nuk do të ketë të drejtë të krijojë marrëdhënie tjetër të rregullt të punës, përveç UP-sëProfesorëve të UP-së u ndalohet të krijojnë marrëdhënie të rregullt të punës në institucione tjera

Personeli akademik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, tani e tutje nuk do të ketë të drejtë të krijojë marrëdhënie tjetër të rregullt të punës, përveç UP-së.

- Advertisement -

Ata nuk do të kenë të drejtë të krijojnë marrëdhënie të rregullt të punës qoftë në ndonjë institucion tjetër publik apo privat, vendor apo ndërkombëtar, brenda apo jashtë vendit.

Kështu është vendosur në bazë të një vendimi të Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, për përcaktimin e ngarkesës në punë dhe angazhimet e profesorëve të UP-së.

Sipas këtij vendimi të siguruar nga KALLXO, profesorët e UP-së po ashtu nuk do të mund të kenë punë të rregullt në UP, nëse orari i rregullt i punës tjetër përputhet me orarin e rregullt të punës në UP, duke përfshirë gjyqtar, prokuror, ministër, këshilltar politik, shef ekzekutiv, e të ngjashme si dhe angazhime të tjera që ndikojnë në mos përmbushje të detyrave të UP-së.

“Personeli akademik po ashtu nuk mund të kenë marrëdhënie pune të rregullt me UP dhe të jenë të emëruar në ndonjë institucion publik ku natyra e emërimit dhe ngarkueshmëria në kuptim të angazhimit do të përputhej me specifikat e marrëdhënies së rregullt të punës, pra qëndrimi në zyrë brenda një orari të rregullt të punës, i cili përputhet me orarin e rregullt të punës në UP”, thuhet në vendimin e KD-së së UP-së.

Sipas këtij vendimi, personeli në marrëdhënie të rregullt pune kanë të drejtë të angazhohen në cilësi të ekspertit profesional për nevoja të ekspertizave, konsulencave apo pjesëmarrjes në komisione ose grupe punues në institucionet publike apo private, vendore ose ndërkombëtare, me kusht që këto angazhime të mos ndikojnë në përmbushjen e detyrave të përcaktuara me kontratën e punës, Statutin e UP-së dhe këtë vendim.

KD po ashtu ka marrë vendim që monitorimin e kryerjes së detyrave të punës në UP ka për obligim ta përcjellë dhe raportojë dekani i njësisë akademike.

- Advertisement -rrrrrrr

Këshilli Drejtues në këtë vendim të datës 18 shkurt 2022 ka theksuar se personeli akademik është i detyruar që së paku dy herë në javë të ketë qëndrim në zyrë ose në salla, sipas një orari të përcaktuar, me qëllim të zhvillimit të konsultimeve për studentë, në lidhje me realizimin e detyrave të punës.

Vendimi po ashtu ka specifikuar se angazhimi në marrëdhënie pune të kufizuar në një institucion të arsimit të lartë jashtë UP-së mund të bëhet pas njoftimit të dekanit të njësisë akademike dhe Rektorit të UP-së, nëse punëdhënësi i tillë ushtron veprimtari konkurruese me UP, si universitet tjetër publik ose privat apo institut kërkimor.

Sipas vendimit të KD-së, marrëdhënia e jashtme e punës në një universitet tjetër publik apo privat apo institut shkencor, nuk mund të kaloj më shumë se katër orë angazhim në javë.

Këshilli Drejtues po ashtu në këtë vendim ka thënë se rektori në bashkëveprim me dekanët e njësive akademike, mund të iniciojë procedura përkatëse ndaj personelit akademik për shkelje të dispozitave të këtij vendimi.

Në këtë vendim po ashtu është theksuar se personeli akademik që përveç UP-së ka edhe ndonjë marrëdhënie/kontratë tjetër të rregullt të punës, obligohet që deri më 20 shtator të secilit vit kalendarik të përcaktohet në cilin institucion do të qëndrojë në punë të rregullt.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Fjalët e urta dhe thëniet për misionin e lartë të mësuesit

Mbase u bë ca kohë që jeni shkëputur nga shkolla apo që kur keni...

Studimi i fundit: Shqetësuese përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla

Një studim i realizuar nga psikologë dhe socialogë në disa prej shkollave të Qarkut...

LIRI gëzon nxënësit e shkollës “Shaban Jashari” në Skenderaj – iu dërgon biskota Sempre e çanta

Kompania LIRI nga Prizreni edhe në muajin e Nëntorit, që njihet si muaji i...

Memli Krasniqi takon Jasharajn: Sfidat e mësimdhënësve do të përfundojnë pas 9 shkurti me PDK-në në krye të Qveverisë

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, bashkë me Abelard Tahirin kanë takuar...