E enjte, 28 Nëntor, 2024

“Nuk e di nëse do të kthehem në shkollë”, flet njëri nga nxënësit që ishte në listën e 14-vjeçarit që tronditi Beogradin

- Advertisement1-

Një prej nxënësve që ishte në listën e ekzekutimeve të Kosta K., personit që kreu masakrën në shkollën “Vladislav Ribnikar” në Vraçar të Beogradit, ka folur për herë të parë pas ngjarjes së rëndë.

I riu thotë se ai ishte në klasë më autorin dhe se objektiv i shumicës së viktimave ishin shokët e klasës së tij.

- Advertisement -

“Kur dëgjova që isha në listë, u trondita. Nuk e di si do të ulemi sërish në bankat e shkollës, ishte traumatike. Trupat e miqve të mi binin kudo. Nuk e di nëse do të kthehem ndonjëherë në shkollë”, tha ai.

Ai e cilësoi agresorin si një student shumë të mirë, por të mbyllur në vetvete. Ai tha se asnjë nga shokët nuk e dinte që autori i masakrës shkonte në poligon dhe mund të përdorte armë.

“Kur hyri brenda, e goditi mësuesen në qafë që ajo të mos e ndalonte se nuk kishte asgjë kundër saj. Ajo ishte mirë me të, i tha të shkruante një provim kontrolli. Ishte nxënës i mirë në të gjitha lëndët, nuk kishte nota të këqija. Nuk ka treguar se ka shkuar në poligon, ka heshtur gjatë gjithë kohës, ka qenë i tërhequr”, ka thënë ai.

Djali zbulon se e shpëtoi fati, pasi Kosa qëlloi fillimisht mësuesen dhe rreshtin e parë, çka i dha kohë atij dhe një shoku të largoheshin nga dritarja.

“Ata që nuk ishin në listë, dhe i ka qëlluar, me ata nuk është shoqëruar. Askush nuk e ka ofenduar dhe nuk ka debatuar me të. Dukej sikur ai kishte vendosur rastësisht se do ta bënte tani veprën. Të gjithë miqtë e mi ishin në listë. Fytyra e tij ishte e zemëruar. Ai ishte gjakftohtë, sikur të kishte një plan për të vrarë të gjithë. Ai nuk tha asgjë. Të gjithë heshtën, bërtisnin dhe pastaj heshtën. Unë isha në atë klasë. Ai qëlloi mësuesin, u kthye, qëlloi rreshtin e parë. Nuk di më tej sepse kur e pashë, dola nga dritarja me një shok”, tha djali i tronditur për “Blic”.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Senati i UP-së krijon komision për hetimin e ngritjeve akademike dhe rektorëve

Më 27 nëtor 2024, në mbledhjen e nëntë të Senatit të Universitetit të Prishtinës,...

Profesori Shani Paqarizi nga Malisheva me punim fantastik për 28 Nëntorin

Sot festojnë 28 Nëntorin shqiptarët kudo që janë. Për nder të 28 Nëntorit, në të...

Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare

Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi dje nxënësen 11-vjeçare të...

Shkolla “Xhemajl Mustafa”, në Prishtinë feston 28 Nëntorin me program të pasur artistik

Shkolla fillore "Xhemajl Mustafa", në Prishtinë ka festuar 28 Nëntorin me një program tejet...