E premte, 7 Mars, 2025

“Nuk dimë sa prindër kanë blerë librat”/ Drejtoresha e Arsimit në Prishtinë nesër në ‘inspektim’ të shkollave

- Advertisement1-

Besiana Musmurati, drejtoreshë e DKA-së në Komunën e Prishtinës thotë se nesër do të vizitojë shkollat e kryeqytetit për të parë gjendjen momentale, pas vendimit të fundit të MASHT-it për blerjen e librave nga prindërit.

Musmurati thekson se, numri i prindërve që shkojnë për ankesa në drejtorinë e Arsimit është kogja i lartë, teksa cek edhe problemin me xhirollogaritë.

- Advertisement -

“Për momentin ne nuk e dimë fare se sa persona kanë blera libra, sa prindë janë furnizu me libra dhe sa prej tyre janë subvencionuar. Unë po planifikojë që nesër gjatë gjithë ditës të bëjë vizita nëpër shkolla të Prishtinës, ku do të shoh nga afër se si ka shkuar furnizimi dhe do të bisedojë më prindërit ku po ngecin dhe ku janë problemet”, tha Musmurati.

“Ne vazhdimisht kemi prindë që vijnë në Drejtorinë e Arsimit të cilët kërkojnë sqarime shtesë sa i përket aplikimit në platforëmn E-Kosova, kërkojnë ndihma të ndryshme edhe për të hapur llogari, disa prej tyre nuk kanë fare gjirollogari.Të gjitha këto jeni duke i drejtuar në ministrinë e Arsimit, shpresoj që ata e kanë ndonjë linjë komunikimi për t’i dalur në ndihmë prindërve. Kjo është gjendja momentale”, ka deklaruar ajo për Gazeta Blic.

Musmurati tregon çështjen kryesore që Ministria e Arsimit duhet ta trajtojë sa më parë, e kjo është pikërisht me çmimet e librave nëpër shtëpitë botuese.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Besarta Jashari viziton shkollën “Faik Konica” në Prishtinë

Besarta Jashari, bija e heroit kombëtar Hamëz Jashari, kja vizituar shkollën "Faik Konica" në...

Lule Haxhani Morina zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Musa Hoti”

Lule Haxhani Morina është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Musa Hoti", shkruan...

Probit Academy zbritje ekskluzive për fëmijët e veteranëve të UÇK-së, ushtarakëve, policëve e zjarrëfikësve

Probit Academy vazhdon të jetë pranë heronjëve. Probit Academy ofron zbritje ekskluzive për fëmijët e...

Xhelil Ismaili, zgjedhet mësues i dalluar në shkollën “Emin Duraku” në Banullë të Lipjanit

Xhelil Ismaili është zgjedhur mësuesi i dalluar në shkollën "Emin Duraku" në Banullë të...