E mërkurë, 16 Tetor, 2024

Nuk arriti të gjente punë si mësuese, gruaja nga Deçani filloi të merrej me bletë

- Advertisement1-

Jehona Abdullahu-Dabiqaj nga Prilepi i Deçanit e diplomuar në nivelin master në menaxhment dhe teknologji, e kishte të pamundur të gjente punë në një nga shkollat e Deçanit.

Kështu që ajo filloi të merrej me bletari.

- Advertisement -

Dabiqaj merret tash e 13 vjet me bletari. Ajo tregon për KosovaPress, sfidat dhe të mirat e këtij profesioni.

Ajo tha se pavarësisht që gjatë një ditë të punës ka ndodhur që të këtë rreth 80 pickime nga bletët, asnjëherë nuk i ka shkuar në mendje ta braktisë këtë profesion, derisa ka treguar edhe sa fitimprurës është si punë.

Ndonëse ka pasur oferta pune nga shtetet tjera, ajo tha se i ka refuzuar, pasi ka dëshirë që fëmijët e saj të shkollohen fillimisht në Kosovë.

Dabiqaj tha se nuk është e lehtë aspak bletaria, porse tha se ka pasur gjithmonë mbështetjen e bashkëshortit.

“Meqenëse dëshira ime është shumë e madhe dhe motivimi i madh për mësimdhënie dhe mësimnxënie, nuk kam pasur sukses të jem e punësuar, duke i marrë parasysh kushtet ekonomike të familjes kam vazhduar me këtë biznes familjar, të cilën e kemi të trashëguar nga familja. Tani merrem vetëm me këtë biznes deri në momentin që do të punësohem, por assesi nuk do e lë anash biznesin e bletarisë. Si grua në bletari është shumë e vështirë, sepse ne femrat i kemi edhe obligimet tjera familjare, por meqenëse kam bashkëshortin krahë të djathtë dhe punojmë vazhdimisht bashkë, i përballojmë sfidat së bashku”, tha Dabiqaj.

Dabiqaj rrëfen për KosovaPress, si filloi të merrej me bletari, derisa tha se e ka të trashëguar nga familja e saj e se në të ardhmen ka dëshirë që edhe fëmijët e saj ta trashëgojnë.

- Advertisement -rrrrrrr

Ajo tregon dobitë dhe rrezikshmërinë e bletës, me të cilën tha se nëse personi është alergjik ndaj bletës mund të vijë deri të vdekja.

“Në fillim të vitit 2009 e kam pasur të vështirë të merrem me bletari, sepse isha e re dhe pickimi i bletëve ishte shumë i vështirë. Por, me kalimin e kohës dhe me sakrificë për familjen, u adaptova të merrem dhe lindi pasioni dhe dashuria shumë e madhe për bletën. Sot jam këtu shumë e lumtur dhe nuk mund të jetojë pa bletë, është një dhunti shumë e madhe dhe një trashëgimi familjare të cilën dua ta lë brez edhe të fëmijët. Asnjëherë nuk kam menduar se do ta kem një ekzistencë të jetës nga bletët, sepse çdoherë kam menduar ta përfundojë shkollën dhe të avancohem vetëm në këtë drejtim. Por, mbase kushtet dhe jeta me sfida të ndryshme, jam orientuar në bletari, në të cilën ka një rrezikshmëri të lartë, pasi varet nga kushtet klimatike, por edhe nga pickimi i bletës, sepse nëse je alergjik nga pickimi i bletës atëherë mund të shkojë edhe deri te vdekja e atij personi, por ka edhe anët pozitive, nëse njeriu nuk është alergjik, atëherë vjen deri te shërimi i sëmundjes që ka ai person”, rrëfen Dabiqaj.

Ajo shtoi se nga 35 familje bletësh në vitin 2019, tani ka rreth 800. Sipas saj, profesioni i bletarisë kërkon shumë punë.

Më tej, Dabiqaj tha se tashmë është bërë imune nga pickimi i bletëve.

“Meqenëse gjatë nxjerrjes së mjaltit kemi pickime të shumta, kemi afër rreth 80 pickimeve të bletëve brenda një dite, sepse unë nuk mundëm të punojë me dorëza siç punojnë shumica e bletarëve, duart i kam pa dorëza dhe pickimet janë shumë më të shpeshta, sepse acarimi i bletës kur e nxjerrim mjaltin është i ashpër, në këtë formë duhet t’i ballafaqohem edhe pickimit të bletës. Në fillim kur më ka pickuar një bletë, atë ditë nuk kam punuar sepse kam pas djegie të madhe dhe jam ndier shumë keq, por me kalimin e kohës dhe tash nëse më pickojnë bletët jam imune ndaj bletarisë dhe nuk e kam helmin e bletës shumë reaksion të madh ndaj duarve”, tregon Dabiqaj për KosovaPress./KSP

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Astrit Bytyqi” në Ferizaj mban diskutim me Policinë e Kosovës për parandalimin e dukurive negative

Në shkollën "Astrit Bytyqi" në Ferizaj diskutim sensibilizues për parandalimin e dukurive negative, ku...

Kryetari i Skenderajt: Nga mungesa e buxhetit, sektori i Arsimit këta dy muaj do jetë pa paga

Kryetari i Skenderaj Fadil Nura ka treguar për problemt të cilat po përballet Skenderaj. Tutje...

Mësimdhënësit pa rritje page këtë fundvit: Po, më 2025 do ketë?

Kryeministri Albin Kurti më 7 tetor në konferencën për media u pyet nëse do...

“Heroi im që më frymëzon”, ese nga nxënësja Aida Dede

Mesazhi i esesë së nxënëses nga Korça, Aida Dede, qëndron te vlerësimi i heronjve...