Noti mund t’i ndihmojë fëmijët të mësojnë fjalë të reja

- Advertisement -

Hulumtimi i kryer nga Universiteti i Delaware ka treguar se noti mund të pasurojë fjalorin e fëmijëve.

- paragrafi 1 -

Fëmijët midis moshës gjashtë dhe 12 vjeç mësuan fjalë të reja para se të fillonin njërën nga tre aktivitetet: notin, bërjen e ushtrimeve për të gjithë trupin ose plotësimin e një libri për t’u ngjyrosur.

- Advertisement -

Fëmijët që notonin ishin 13 për qind më të saktë në zgjidhjen e testeve të fjalorit.

Hulumtimi u botua në Journal of Speech Language and Hearing Research dhe ishte një nga të parët që trajtoi ndikimin e aktivitetit fizik në fjalorin e fëmijëve.

Autorja e kërkimit, Maddy Pruitt, tha se rezultati tregon se lëvizja motorike ndihmon në mësimin e fjalëve të reja.

- Advertisement -

Noti është treguar më efektiv se ushtrimet, sepse fëmijët notojnë pa ndjekur një numër veçanërisht të madh udhëzimesh. Ushtrimet, megjithatë, kërkonin përqendrim më të mirë.

“Jemi të kënaqur me rezultatet e hulumtimit, sepse mund të ndihmojmë ndjeshëm kujdestarët dhe edukatorët. Noti është një aktivitet i thjeshtë fizik dhe ne kemi vërtetuar se sa ndikim të mirë ka në mësimin e fjalëve të reja”, ka theksuar bashkautorja Giovanna Morini.